Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmohet gazetarja Ana Raiçkoviç dhe familja e saj

21:23 / November 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ana raikovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Afaristi dhe sipërmarrësi i njohur i Malit të Zi, Zoran Beqiroviç, djali dhe truproja e tij janë arrestuar nën dyshimet se kanë sulmuar gazetaren e gazetës së përditshme ditore “Pobjeda”, Ana Raiçkoviç dhe familjen e saj, njoftoi të hënën policia malazeze.

Sipas autoriteteve, tre të dyshuarit sulmuan “verbalisht dhe fizikisht” gazetaren Raiçkoviç dhe anëtarët e familjes së saj të dielën në Podgoricë. Vetura e zonjës Raiçkoviç u dëmtua gjatë sulmit, sipas njoftimit të policisë.

Sulmi ndaj gazetares Raiçkoviq, e cila raporton mbi ngjarjet e kronikës së zezë në gazetën “Pobjeda”, është dënuar nga udhëheqësit malazezë, zyrtarët ndërkombëtarë dhe sindikata e gazetarëve.

“Liria e medias dhe puna e papenguar e gazetarëve është thelbësore për demokracinë”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Presidenti malazez, Jakov Milatoviç, kërkoi nga autoritetet shtetërore “të krijojnë një mjedis në të cilin gazetarët do të mund ta bëjnë punën e tyre të papenguar dhe pa frikë”.

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, Johan Sattler, tha se BE-ja “pret një hetim të shpejtë dhe një përgjigje efektive gjyqësore”.

“Dhuna ndaj gazetarëve nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, shkroi zoti Sattler në platformën X.

Sindikata e Medias së Malit të Zi (SMCG) bëri thirrje për ndjekjen e menjëhershme të autorëve të sulmit, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë “mund të dërgohet një mesazh i qartë se nuk ka të paprekshëm në këtë shoqëri dhe se çdo përplasje fizike dhe verbale me përfaqësues të mediave është e papranueshme”.

Gjatë vitit 2024, sipas kësaj sindikate, janë shënuar 18 sulme apo incidente ndaj gazetarëve në Mal të Zi.

ana raikovic gazetarja sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.