15-vjeçari Aurel Bibaj nga Postriba i cili prej dy ditësh kishte humbur kontaktet, është gjetur nga policia e Shkodrës. Ai është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Prej dy ditësh i mituri kishte humbur kontaktet me familjen e tij në Postribë. Mëngjesin e djeshëm pasi ka lënë vëllain në shkollë, është larguar duke mos u futur në mësim dhe nuk ka shkuar as në shtëpi.
Babai Agim Bibaj denoncoi në polici rastin dhe ditën e sotme edhe në media duke thënë se djali tij sipas dëshmisë së shokëve të 15-vjeçarit është larguar, pasi babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.