Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Programi ekonomik i emergjencës, Berisha: Paratë tek hajdutët

14:24 / November 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha thotë se vendi është në një krizë të madhe ekonomike dhe sipas tij, boritë e urisë bien në të katër anët e vendit. Gjatë konferencës online me gazetarët, kreu i PD-së tha se paratë për zbatimin e programit ekonomik të emergjencës që do të krijojë PD, do ua marrin të korruptuarve.

Pjesë nga fjala e Berishës

Qytetarët në një aspekt kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse kanë 11 vite që pensionet e tyre jo vetëm nuk rriten, por ulen. Sepse kanë 11 vite që shohin pesëfishimin e rrogave të larta dhe pothuaj në vendnumëro me rrogat e ulëta.

Pra, natyrshëm çdo qytetar pret nga ju shpjegimet, ku do i merrni paratë? Pse premtoni rritje të tilla? Së pari, duhet t’u rikujtojmë qytetarëve se për ne, në programin tonë, në qëndrimin tonë, ka qenë dhe mbetet i pari qytetari. Në këtë moto, ne ia dolëm me buxhet dy herë më të vogël se ky sot të dyfishojmë rroga dhe pensione.

Por, kjo është një e shkuar. Sot, në të katër anët bien boritë e urisë dhe varfërisë. Dhe kjo e bën më emergjente se çdo tjetër. Sikur do t’u sqaroni qytetarëve se nuk do të lindë nevoja kurrë për të ndërprerë asnjë punim, asnjë projekt, përkundrazi.

Po, natyrisht nuk mund të ndërtojmë rrugë ne me çmime 10 herë më të shtrenjta se Kroacia, sepse kjo do të thotë të vjedhësh 90 përqind të fondeve. Nuk mund të ndërtojmë kurrë ne rrugë dhe të ndajmë 13 kilometra në 14 kontrata siç bën sot Edi Rama dhe Belinda Balluku për të vjedhur me 14 kontrata.

Informoni qytetarët se buxheti 2013-2023 ishte në total 57 miliardë euro, nga të cilat vetëm 7 miliardë u përdorën për pagesa, rroga. Prandaj asnjë qytetar, asnjë pensionist, asnjë i papunë, asnjë familje në ndihmë ekonomike nuk duhet të ketë preokupimin më të vogël se ku do gjenden paratë. Paratë do u merren hajdutëve.

Berisha Programi ekonomik i emergjencës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.