Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Lori Hoxha zbulon unazën luksoze

20:37 / November 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lori Hoxha2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë që u realizua në qendër të Tiranës, tek ish-Sheratoni.

Dasma u zhvillua larg syrit mediatik dhe asnjë foto apo video nuk qarkulloi në media, pasi të gjithë të ftuarit ishin pa telefona ku mundën ta shijonin festën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Së fundmi në rrjetin e saj social Instagram, Lori Hoxha ka hedhur një video ku kemi mundur të shohin unazën luksoze të dasmës.

Një unazë me një gur të madh që të rrëmben menjëherë vëmendjen dhe sigurisht ka kushtuar mijëra euro.

Edhe pse dasma ishte diskrete, asokohe burime për mediat mundën të zbulonin disa nga detajet e kësaj dasmë, e cila duhet thënë se ishte një dasmë e vërtetë shqiptare. Pjesa jashtë ishte padyshim për koktejin e mirëseardhjes dhe më pas dasma u realizua në sallën e eventeve, dekoruar plot finesë dhe elegancë, me temë nga e kaluara, ku në qendër të sallës ndryshe nga zakonisht ishte orkestra dhe rreth saj vinin tavolinat.

Këngëtarët që kënduan ishin Sidrit Bejleri, Elita 5 dhe Arbërie Hatërgjonaj. Lori Hoxha kishte zgjedhur dy fustane, shumë të bukur, elegantë, të gjatë dhe të ngushtë pas trupit, ndërkohë flokët i kishte kapur topuz. Një nga momentet kulminante dhe më të bukura të dasmës ishte ai i tortës. Torta i ishte besuar “Belle Epoque Patisserie”, ishte shumë e bukur, jo më e lartë se 30 cm, e madhe dhe në formë të rrumbullakët, sipër me pufka me maja.

Një dasmë e vërtetë shqiptare me valle, këngë, dhe me çiftin dhe të ftuarit që e shijuan pafund të gjithë këtë mbrëmje të veçantë.

Të shumtë ishin personazhet e njohur në dasmë, nga Grida Duma, blogerja Sara Hoxha, Ed Manushi, Megi Pojani, Eno Popi, Arbër Hajdari, Erion Veliaj, Elvana Gjata, etj.., ndërkohë mungonte Bora Zemani, Linda Rama, Arbana Osmani.

Dasma zgjati deri në orën 04:00 të mëngjesit.

lori

Lori Hoxha luksoze unaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

13:38 / July 12, 2026

Lamine Yamal surprizon të dashurën me bizhuteri luksoze, dhurata me vlerë 45 mijë euro

22:59 / July 10, 2026

Nesër koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth “Eagle Stadium”, autostrada e hapur

20:20 / July 10, 2026

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, Blerta Celibashi sjell në jetë djalin e tyre Aleksandër

13:23 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.