Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhixho: Qeveria tradhton pensionistët, në 11 vite asnjë rritje

17:05 / November 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erisa xhixho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se në 11 vite nga ana e qeverisë ”Rama 3” nuk ka pasur rritje pensionesh. ”Fakt është që pensionistët janë shtresa më e diskriminuar dhe që jeton në varfëri ekstreme. Të mos flasim këtu për hapësira komunitare sociale apo aktivitete integruese për ta. Shumë të tjerë jetojnë me të ardhurat që u sjellin fëmijët e emigruar jashtë, se të ishte për pensionet që marrin, do ta kishin të pamundur të ushqeheshin edhe vetëm me bukë”, u shpreh ajo gjatë fjalës në Kuvend.

Sipas Xhixhos, tallja e radhës ishte që nga 1 tetori, pensionistët shqiptarë që prisnin rritjen e pensioneve të tyre, morën vetëm 25 lekë të reja më shumë në ditë, praktikisht një panine. ”Nuk mund të quhet rritje e pensioneve kur shton 25 lekë të reja, ndërsa çmimet janë dy e trefishuar. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro”.

Po ashtu Xhixho tha se nëse bëhet një krahasim me vitin 2013, pensionistë marrin sot 30% më pak pasi çmimet janë rritur dhe pensionet nuk kanë ndryshuar fare. ”Kjo është e vërteta e hidhur që e ndien sot çdo pensionist që nuk i del të blejë ilaçet apo të paguajë energjinë. Pra, në krahasim me vitin 2013 nuk ka rritje, por vetëm ulje pikiatë të mundësisë që me një pension të kenë një jetë dinjitoze”.

Deputetja e Partisë së Lirisë erisa xhixho pensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026

Rama mbledh Grupin Parlamentar: “Tre plagë ushqejnë njëra-tjetrën”, nga shteti labirint te mungesa e meritokracisë

10:28 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.