Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë dollarësh

09:45 / November 15, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 67 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka Botërore ka thënë të enjten se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe humbje në vlerë 8.5 miliardë dollarë.

Sipas saj, shifrat përfundimtare do të jenë shumë më të larta pasi lufta është duke vazhduar.

I nxitur nga lufta në Gazë, konflikti në Liban u zhvillua për një vit rresht, para se Izraeli të ndërmerrte ofensivë të gjerë në shtator, duke e bombarduar Libanin nga ajri dhe duke dërguar trupa tokësore në jug të vendit.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Libani përballet me humbje ekonomike prej 5.1 miliard dollarësh gjatë 12 muajve të fundit, kryesisht si pasojë e ndikimit të madh ndaj tregtisë, turizmit dhe bujqësisë.

Ndërsa, dëmet e drejtpërdrejta fizike në Liban arrijnë vlerën e së paku 3.4 miliard dollarëve, tha Banka Botërore pas Vlerësimit të Dëmeve dhe Humbjeve.

Analiza e Bankës Botërore parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) real i Libanit do të tkurret për të paktën 5.7% në vitin 2024 për shkak të konfliktit, krahasuar me një rritje prej 0.9% në një skenar pa konflikt. Kjo është goditje e rëndë për një vend që ende po i ndien pasojat e një kolapsi financiar pesë vjet më parë.

“Kjo përkeqëson një tkurrjeje të thellë dhe të vazhdueshme pesëvjeçare ekonomike në Liban, që ka kaluar 34% të PBB-së reale, që është e barasvlershme me humbjen e rritjes ekonomike për 15 vjet”, tha Banka Botërore.

Sektori i banimit është ai me dëmin më të madh të raportuar, i vlerësuar të jetë 2.8 miliardë dollarë, me mbi 99.000 njësi banimi të dëmtuara pjesërisht ose plotësisht, sipas Bankës Botërore.

Bujqësia, e cila është prekur veçanërisht në rajonet jugore të Libanit, ka humbur mbi 1.1 miliard dollarë në një periudhë 12-mujore, për shkak të humbjes së të korrave nga shkatërrimi i prodhimit dhe bagëtive si dhe zhvendosja e bujqve, thuhet në raport.

Tregtia përbën 178 milionë dollarë dëme. Humbjet ekonomike vlerësohet të jenë 1.7 miliard dollarë, humbjet në sektorin e arsimit 215 milionë dollarë, ndërsa mjedisi ka pësuar dëme prej 221 milionë dollarësh, sipas raportit.

Sektori i shëndetësisë ka pësuar humbje të vlerë prej 338 milionë dollarësh, ndërsa turizmi dhe mikpritja, një nga shtyllat kryesore ekonomike të Libanit, ka pësuar humbje prej 1.1 miliard dollarësh, sipas raportit të Bankës Botërore.

Konflikti po ka pasoja të gjera sociale dhe mjedisore në Liban dhe e ka përkeqësuar pasigurinë ushqimore, thuhet në raport./rel

deme liban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.