Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zjarr në shtëpinë e kujdesit në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

11:50 / November 15, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
foofofof sd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një zjarri që shpërtheu në një shtëpi kujdesi pranë Zaragozas në veri-lindje të Spanjës.

Sipas BBC, zjarri shpërtheu në qytetin e Villafranca de Ebro dhe zyrtarët lokalë thanë se 82 persona ishin në godinë në atë kohë.

Qendra u hap 16 vjet më parë si një shtëpi të moshuarish, sipas raporteve lokale, por që atëherë është specializuar në kujdesin për banorët me demencë dhe probleme të shëndetit mendor.

Deri më tani, nuk dihen moshat e atyre që kanë vdekur.

Siç raportohet, dy persona të tjerë u dërguan në spital në gjendje kritike.

Ndërkohë, delegati i qeverisë spanjolle në rajonin e Aragon, Fernando Beltran, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe tha se ata do të vazhdojnë të monitorojnë përparimin e atyre që janë në spital dhe hetimin për shkakun e zjarrit.

Kryeministri Pedro Sanchez shprehu gjithashtu shqetësimin dhe tronditjen e tij për ngjarjen e rëndë.

Nëntë vite më parë, një zjarr la nëntë të vdekur në një shtëpi tjetër të moshuarish në zonën e Zaragozas.

Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova miraton Projektligjin për Dhomat e Specializuara, 91 deputetë pro. Tensione në protestën para Parlamentit

12:17 / October 5, 2026

SHBA-të tërheqin avionët nga baza britanike

10:48 / October 5, 2026

Ligji për Specialen sot në Kuvendin e Kosovës, PDK kërkon miratimin final para afatit për Presidentin

09:54 / October 5, 2026

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.