Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizte me targa të huaja dhe me kallashnikov me vete, arrestohet i riu në Dibër

11:56 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1731837467xgyi 729
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

DIBËR- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Dibër. Mësohet se në pranga ka rënë një 20-vjeçar me emrin Luiz Dikollari, i cili u kap duke lëvizur me makinë me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar. Gjatë kontrollit Dikollarit iu gjetën armë zjarri tip kallashnikov, doreza dhe një bidon me 20 litra me benzinë. Ende nuk dihet se cila ishte shënjestra e të riut të prangosur nga Policia në Dibër. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Inteligjenca”. Falë inteligjencës policore Policia e Dibrës parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale. Qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe shasi të dëmtuar, i armatosur me armë zjarri me kallashnikov, i pajisur me doreza dhe një bidon 20 litra me benzinë, falë inteligjencës policore lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me automjet me targa të huaja dhe i armatosur, dhe dyshohej se do kryente një ngjarje të rëndë kriminale, menjëherë organizuan punën për parandalimin e ngjarjes dhe kapjen e personit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Inteligjenca” shërbimet operacionale dhe patrullat e Përgjithshme kanë ndaluar automjetin dyshuar tip “Benz”, me targa të huaja që drejtohej nga 20-vjeçari shtetasi L.D., banues në fshatin Brezhdan, Dibër.

Gjatë kontrollit brenda në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak, dhe një bidon me lëndë djegëse benzinë dhe një palë doreza. Strukturat hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për të bërë zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të qëllimit që kishte 20- vjeçari, i cili u arrestua në flagrancë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Diber luiz dikollari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.