Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump bën zgjedhjen e radhës në administratë

17:57 / November 17, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
chris
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë, ndërsa administrata e tij e re vazhdon të marrë formë.

Ekipi i tranzicionit i zotit Trump njoftoi zyrtarisht këtë emërim të shtunën. Të premten, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.

Në këtë rol zoti Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklarate. Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.

Zoti Wright, drejtor ekzekutiv i kompanisë Liberty Energy me bazë në Denver të Kolorados, nuk ka përvojë politike dhe ka shkruar gjerësisht mbi nevojën për rritjen e prodhimit të energjisë nga burime jo të rinovueshme, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

Prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë që një vend ka prodhuar ndonjëherë gjatë administratës së Presidentit Biden dhe është e paqartë se sa do arrijë Sekretari i ri i Energjisë dhe administrata e ardhshme të shtojnë prodhimin e naftës.

Shumica e vendimeve për shpimin e naftës merren nga kompani private që punojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale.

Departamenti i Energjisë merret me diplomacinë energjetike të Shteteve të Bashkuara, administron Rezervën Strategjike të Naftës dhe drejton programe grantesh dhe huash për të avancuar teknologjitë e energjisë, siç është Zyra e Programeve të Huasë.

Sekretari gjithashtu mbikëqyr kompleksin e armëve bërthamore të SHBA-së, asgjësimin e mbetjeve të energjisë bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë.

Kërkesa për energji elektrike në Shtetet e Bashkuara po shtohet për herë të parë në dy dekada, ndërsa po shtohet përdorimi i inteligjencës artificiale dhe automjeteve elektrike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026

Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, Hoxha pret në Tiranë homologun Gideon Sa’ar

10:49 / October 12, 2026

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi

10:26 / October 12, 2026

Investimet në Durrës/ Rama ndan pamje të godinës së re të Fakultetit të Studimeve Profesionale

10:03 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.