10 persona ranë në pranga gjatë operacionit të SPAK dhe Policisë së Shtetit, që çmontoi një rrjet trafiku droge që trafikonte kokainë nga Amerika Latine.
Lënda narkotike përpunohej në Shqipëri dhe destinacioni më pas ishte trafikimi në vendet e BE.
Tre nga të arrestuarit jane shtetas të huaj, njëri venezuelian dhe dy kolumbianë, ndërsa shtatë shqiptarë. Të dhjetë do të përballen ditën e sotme (18 nëntor 2024) në orën 9:30 minuta me togat e zeza të Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë.
Hetuesit sekuestruan tonelata me lëkurë gjedhi të importuar dy muaj më herët, 6.1 kilogram kokainë të pastër, 89.5 përzies për solucione të lëngshme për drogën, pajisje laboratorike, 3 automjete, 22 telefona si dhe shuma të mëdha parash në euro, lekë dhe monedhë kolumbiane.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan:
Shtetas shqiptar:
Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Ndërkohë, hetimet vijojnë pasi ka dyshime për të tjerë të përfshirë në trafik droge.
