Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Buxheti, Balluku: Projekt ambicioz për ekonomi të qëndrueshme

15:10 / November 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belinda balluku 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvend, deklaroi se me buxhetin e vitit 2025 do të shohim projekte ambicioze në infrastrukturë. Balluku u shpreh se këto projekte do të sjellin një ekonomi të qëndrueshme. ”Llumi e zifti që i hidhet jo thjesht buxhetit, por Shqipërisë dhe gjithçkaje që kemi arritur të gjithë bashkë, mirë apo keq, nga 2013-a deri më sot”, u shpreh ajo nga foltorja. Në Kuvend, Balluku renditi një sërë aksesh rrugore e jo vetëm që janë parashikuar të ndërtohen e rehabilitohen vitin që vjen.

”Korridori i 8-të dhe Korridori Blu si dy nga projektet më madhore dhe strategjike të qeverisë shqiptare nuk janë vetëm autostrada të shpejtësisë së lartë, por janë korridore ndërlidhëse që përfshijnë transportin rrugor, atë hekurudhor dhe padyshim linjat energjitike e ato dixhitale. Pjesë në këtë projektbuxhet është zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku kantieret janë në process pune dhe kanë qëndrueshmëri. Parashikohet ndërtimi i segmentit nga bypassi i Elbasanit në drejtim të Lekaj e Rrogozhinë, një segment totalisht i ri. Pjesë e buxhetit është edhe bypassi i Elbasanit, ashtu siç është edhe bypassi i Tiranës.

Do rehabilitohet rrjeti hekurudhor Durrës-Rrogozhinë, jemi në diskutim me bankat europiane për të përfshirë në lidhjen hekurudhore nga Porti i Durrësit në Porto Romano deri në lidhjen me hekurudhën Tiranë-Durrës ose stacionin e Sukthit. Pjesë e këtij Korridori do të jetë edhe linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, e cila do rehabilitohet plotësisht. Një projekt me gjatësi 120 km dhe përfshin 12 stacione. Duke e lidhur kështu Shqipërinë edhe me korridorin europian.

Rruga e Arbrit, që ka patur problematika gjeologjike. Tuneli i Murrizit do jetë një nga veprat më të ndërlikuara në Evropë, shumë shpejt do jetë në përdorim të qytetarëve, ne shrpesojmë që të jetë funksional brenda këtij viti. Sot në Dibër shkohet për një orë e gjysmë. Do përmendja dhe Urën e Cerenecit, zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës që do marrë nga një korsi në secilin krah, dhe nga një korsi për emergjencë. Bypassi i Sarandës, një vepër që ka ardhur si nevojë e shtimit të turistëve. Rruga Qafë Bualli-Martanesh dhe rehabilitimi i rrugës Fier-Patos-Frataj”, tha Balluku.

belinda balluku Buxheti 2025
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.