Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Hoxha prezanton drejtorët në Shkodër e Lezhë

13:10 / November 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 19 at 11.17.39 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, kërkoi nga drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, goditjen e fortë të grupeve kriminale, që janë kërcënim për sigurinë e qetësinë e qytetarëve.

Gjatë prezantimit të drejtorit Lleshaj, ministri Hoxha theksoi se, ngjarjet e fundit kanë treguar që është urgjente nevoja për të forcuar operacionet dhe për të krijuar një mjedis, ku krimi nuk gjen hapësirë për të vepruar.

“Sfida mbetet dhe është e qartë: Grupet kriminale. Lleshaj, i cili rikthehet në Shkodër, tashmë në një rol drejtues, ka detyrën dhe përgjegjësinë për të intensifikuar përpjekjet në këtë drejtim, për të punuar ngushtë me të gjitha strukturat dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin”, tha Ministri i Brendshëm.

Ndërsa falënderoi ish-drejtorin Edmond Sulaj për kontributin e vyer dhe rezultatet e rëndësishme, ministri Hoxha kërkoi nga drejtuesi i ri i Policisë së Shkodrës rritjen e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë në tërësi, krimit të organizuar në veçanti, si dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale, me fokus të veçantë parandalimin e tyre, duke vlerësuar me prioritet çdo informacion ose të dhënë që vjen nga inteligjenca apo qytetarët.

Drejtori i ri i qarkut Lezhë, Altin Mena, gjatë ushtrimit të detyrave, ka qenë pjesë aktive e sukseseve të arritura së bashku me Drejtorin në detyrë Alfred Elezin, të cilin ministri e falënderoi për punën e bërë. Por Hoxha theksoi nevojën për një ritëm të ri.

“Lezha si një qark me rëndësi për shkak të potencialit turistik dhe zhvillimeve ekonomike, ka mjaft sfida që duhen adresuar, prandaj kërkohet një temp i ri pune dhe arritje të qëndrueshme”, tha Ministri.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme/ 310 persona të lënduar që nga 13 tetori, 191 prej tyre efektivë të Policisë

22:57 / October 19, 2026

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

22:22 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.