Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj jep lajmin: Sistem i ri i transportit urban

15:45 / November 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 19 at 15.02.07
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Një qytet për të gjithë”, libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Enrique Penalosa, i përkthyer së fundmi në shqip, u prezantua dje në një event të organizuar nga shtëpia botuese “Dudaj”, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se Penalosa është një frymëzues për kryebashkiakët kudo në botë, se si edhe problemet më të vështira për një qytet, ai i bën të zgjidhshme, duke sjellë shembullin personal.

Ai u ndal te projekti i Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, për një sistem të ri të transportit urban në qytet. Veliaj tha se ky është një projekt që është zbatuar fillimisht në Bogota nga ekipi i Penalosas, ndërsa theksoi se skuadra e tij do të angazhohet për të ndihmuar ekipin e Bashkisë së Tiranës në këtë projekt.

“TransMilenio [sistemi i transportit në Bogota] ishtë një mënyrë shumë kreative për qytetet që nuk e përballojnë dot koston e një metroje. Ne kemi marrë grantin më të madh dhe kredinë më të madhe mes KfË dhe BE për të prodhuar versionin tonë të TransMilenio-s. Duke qenë se nuk jemi ende në kushtet financiare që të përballojmë një metro, – të cilën do ta përballojmë kur të jemi në BE dhe të kemi akses në financa më të mëdha, – na duhet një zgjidhje e ndërmjetme. Frymëzimi se si TransMilenio sot është kopjuar ose përshtatur nga 300 qytete, besoj se është një lajm i mirë për vendimmarrjen që kemi marrë, por edhe për faktin se një pjesë e ekipit të Penalosas do të na ndihmojnë në këtë drejtim në në Tiranë”, tha Veliaj.

Në fjalën e tij, Penalosa theksoi se libri “Një qytet për të gjithë” flet për mënyrën se si mund t’I bëjmë qytetet më të mira, që do të jenë aty për qindra apo mijëra vitet e ardhshme. “Ky libër flet se si mund t’i bëjmë qytetet më mirë. Unë jap shumë shembuj nga përvoja ime, por sot do të theksoj çfarë mendoj dhe dëshiroj që të jetë thelbi i librit, që është çështja e barazisë. Asgjë nuk është më e rëndësishme. Qytetet që po ndërtojmë do të jenë aty për qindra dhe mijëra vjet. Kur ne ndërtojmë një qytet, jemi duke përcaktuar edhe stilin tonë të jetesës”, tha ai.

Penalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij të përkthyer në gjuhën shqipe, “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Gjatë pritjes në Bashkinë e Tiranës, ai u nderua me Çelësin e Qytetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili theksoi se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët.

Erion Veliaj transporti urban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.