Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku zotohet të ndryshojë traditën shekullore të Vatikanit!

20:37 / November 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1704136608 papafrancesku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Papa Françesku ka kërkuar ndryshim të ritualit të funeralit kur të vijë koha që ai të ndërrojë jetë.

Kreu i Kishës Katolike Romake ka deklaruar se ditën e funeralit të tij, ai do të mjaftohet me një arkivol të thjesht prej druri.

Vatikani njoftoi zyrtarisht se Papa Françesku do të braktisë një praktikë shekullore të ceremonisë së funeralit së Papës në tre arkivole.

Në vend të kësaj, ai do të varroset në një arkivol druri të thjeshtë, të veshur me zink. Trupi i Françeskut gjithashtu nuk do të ekspozohet për pelegrinazh popullor në një platformë të ngritur në Bazilikën e Shën Pjetrit, siç ishte rasti me paraardhësit e tij. V

Vizitorët do të mund të bëjnë nderimet e tyre, por trupi i tij do të mbetet brenda arkivolit, me kapak të mbyllur.

Papa Françesku, i cili më 17 dhjetor do të mbushë 88 vjeç, vitet e fundit është përballur me probleme të ndryshme shëndetësore, por muajt e fundit duket se është në gjendje të mirë.

Ai përdor një karrige me rrota për të lëvizur për shkak të dhimbjes së gjurit dhe shpinës, por në shtator ai bëri dy udhëtime të vështira jashtë vendit dhe në tetor ai priti një takim të udhëheqësve katolikë romakë në Vatikan.

Vitin e kaluar, Papa Françesku tha donte të thjeshtonte ceremonitë madhështore të organizuara për funeralet e paraardhësve të tij.

Ai do të bëhet gjithashtu Papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit. Në vend që të varroset në bazilikën e Shën Pjetrit, ku pushojnë 91 papë, Françesku preferon Bazilikën e Virgjëreshës Mari në Romë, sepse i kushtohet Virgjëreshës Mari.

Ai shkon në këtë kishë për t’u lutur para dhe pas udhëtimeve të tij jashtë vendit.
Papa i fundit që u varros jashtë Vatikanit ishte Leo XIII, i cili vdiq në 1903 dhe prehet në Bazilikën e Shën Gjon Lateranit në Romë.

papa francesku tradita Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.