Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rama: Gjuha shqipe shumë shpejt gjuhë zyrtare e BE

11:00 / November 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 7 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe , “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI”.

Kryeministri tha se ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, ndërsa shtoi se shumë shpejt gjuha jonë do të jetë pjesë e familjes evropiane.

Rama: Ka ende shpresë që gjuha shqipe t’i mbijetojë barbarisë së këtij shekulli, i cili kërcënon vetë rrënjët e njerëzimit në përgjithësi. Në vitin 1972, unë asokohe isha në klasën e dytë fillore, Eqrem Çabej ka publikuar një ese mbi origjinën e fjalës “Shqipëri.” Është një ese e gjatë që nis nga hartat antike të Aleksandrisë, janë të parët që vendosin Albanoin në hartë dhe përfundon me Manastirin. Në atë ese Çabej shkruan “Shqipëria ka pasur shumë emra, por gjuha ka qenë gjihtmonë një”.

Ne nuk kemi munguar asnjëherë që të konstestojmë Çabejin e madh në kërkim të nxjerrjes prej së shkuarës të një lavdie që në fakt për hir të së vërtetës do të na mjaftonte ta kërkonim dhe ta mbanim fort te e vërteta dhe jo te fantazitë dhe deliret e të sotmes.

Sot ky Kuvend Kombëtar i Gjuhës Shqipe është përmbajtësor për disa arsye të rëndësishme. Në përvjetorin e 116 të ditës së miratimit të alfabetit të shqipes në Kongresin e Manastirit lidhet edhe me një momet të rëndësishëm që është një moment ku shqipja bëhet faktikisht edhe përmes kësaj date të veçantë një përkatësi e përbashkët e të gjithëve ne, një përkatësi që është e jona dhe askush nuk na i heq dot dhe nga askush tjetër nuk na vjen kërcënimi përveçse nga vetvetja.

Shumë shprej do të jetë edhe një gjuhë zyrtare e BE. Në mos gjuha më e lashtë e familjes së kombeve evropiane, shqipja me siguri do të reshtohet ndër më të rrallat dhe më të veçanta te Bashkimit Evropian.

Kreu i qeverisë tha se ky Kuvend vjen si një produkt i Samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një temat kryesore.

Edi Rama gjuha shqipe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.