Nisur nga moti i keq që ka përfshirë vendin, Policia e Shtetit këshillon që të tregohet kujdes maksimal me shpejtësinë, pasi ka prezencë uji në disa qarqe të vendit, respektim i sinjalistikës dhe dhënia përparësi këmbësorëve, mospërdorimi i telefonit dhe vendosja e rripit të sigurimit. Gjithashtu moskryerja e parakalimeve të gabuara që mund të sjellin aksidente, teksa këshillohen përdoruesit e monopatinave, motorëve apo biçikletave që të përdorin veshje fosforeshente.
Njoftimi i Policisë së Shtetit
Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për
-Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës
-Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit
-Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore
-Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit
-Mos kryeni parakalime të gabuara
-Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore
-Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin
Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik. Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112.