Për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det të hapur, tragetet e linjës Durrës-Bari janë nisur me rreth 10 orë vonesë nga brigjet tona.
Dy mjetet lundruese kanë arritur të dalin nga baseni i Portit të Durrësit vetëm mëngjesin e sotëm rreth orës 8, pavarësisht planifikimit për nisjen e tyre që ishte ora 22:00 e mbrëmjes së kaluar.
Autoritet detare bëjnë me dije se e njëjta situatë është paraqitur dhe ne krahun tjetër të Adriatikut, Bari, çka ka bërë që dy tragetet e planifikuara për lundrim mbrëmjen e kaluar të nisin lundrimin mëngjesin e sotëm, për të mbërritur në Durrës me disa orë vonesë(pas mesditës pritet akostimi).