Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pronari i “shtëpisë së verdhë”, pret ndihmën e Presidentit Meta për të zbardhur të vërtetën

21:36 / January 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mersim Katuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

    Mersim Katuci, pronari i “shtëpisë së verdhë”, nga Gurra e Matit nuk ndalet në përpjekjet e tij për të zbardhur të vërtetën e kontrollit të banesës së tij. Prej vitit 2012 familja Katuci ankohet pranë strukturave shtetërore dhe kërkon drejtësi për kontrollin e ushtruar në banesë nga hetuesit shqiptar dhe ndërkombëtarë. Fillimisht familja Katuci kërkonte dëmshpërblim material, ndërkohë kohët e fundit kërkohet drejtësi dhe falje për panikun që përjetuan. Mersim Katuci vazhdon të pretendojë se akuzat e bëra nga Dik Marti janë të pavërteta dhe të sajuara dhe se kontrolli ishte i paligjshëm. Katuci shprehet se para disa ditësh i është drejtuar me një letër Ministrisë së Drejtëisë dhe dje ai ka marrë përgjigje se: “Nga shqyrtimi i ankesës suaj dhe nga informacioni i administruar rezulton se rasti i kontrollit për të cilin ju keni paraqitur pretendimet tuaja bën fjalë për një kontroll të ushtruar jo në kuadër  të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, por për një hetim të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) në lidhje me pretendimet se në të ashtuquajtën “shtëpia e verdhë”, në një fshat afër Burrelit, janë kryer transplante njerëzore për qëllime tregëtie, vecanërisht të të burgosurve serbë. Ministria e Drejtësisë e sqaron Katucin se kontrolli është ushtruar me lejen e autoriteteve shqiptare dhe se familja e tij mund t’i drejtohet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kjo e fundit do ta mbrojë atë në institucionet ndërkombëtare. “Kontrolli në banesën tuaj, shkruhet në letër, është ushtruar nën drejtimin e Mattu Raaitikainen, drejtues i ekipit hetues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë, me lejen e qeverisë shqiptare. Në lidhje me pretendimet tuaja për drejtuesin e prokurorisë Mat rezulton se ky i fundit ka shoqëruar grupin e hetimit, por nuk ka kryer veprime proceduriale apo ushtruar funksionin e tij si prokuror në kuadër të këtij hetimi. Në këto kushte, vijon përgjigja, pretendimet tuaja në lidhje me veprimet proceduriale të kryera nga organet e posacme ndërkombëtare, do të duhet t’i drejtoheni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shpreh dhe mbron interesat kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe shtetasve shqiptarë, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare”. Mersim Katuci tha se ishte e para herë që ai merrte një përgjigje dhe shtoi se do ti drejtohet MEPJ për t’i kërkuar ndihmë deri në gjetjen e të vërtetës.  “Nuk do të ndalem deri kur e vërteta të dalë në dritë të diellit, thotë Mersim Katuci. Së pari jam sqaruar se pala shqiptare paska dhënë pëlqimin për kontrollin e shtëpisë time. Tani dua t’më hiqet njolla se në banesën time është kryer transplant organesh”.  Katuci shprehet se do t’i drejtohet edhe Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe do të kërkojë ndihmën e tij për të zbardhur të vërtetën, pasi prej 16 vitesh është lodhur e stresuar për të marrë një përgjigje të saktë nga autoritetet shqiptare. 

katuci mat shtepia e verdhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.