Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Lezhë, shtëpia muze e “Mlikjave” rrezikon që të shembet

19:19 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0011
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtëpia dykatëshe e Mlikjave është ndër më të vjetrat në Lezhë, me vlera të rralla historike e arkitektonike por prej vitesh e lënë në degradim.

Pakgjë ka mbetur nga shkëlqimi i dikurshëm i kësaj banese karakteristike lezhjane. Muret janë plasaritur dhe suvaja ka rënë. Po kështu çatia është kalbur dhe rrezikon të shembet.

Specialisti i Monumenteve në Bashkinë Lezhë thotë se objekti është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe kërkon ndërhyrje urgjente.

“Një monument kulture i cili ka vlera historike jo vetëm për qytetin e Lezhës dhe familjen historike të Mlikajve por për gjithë territorin e Shqipërisë pasi aty është edhe vendi ku është ngritur muzeu i parë etnografik në qytetin e Lezhës në vitin 1981” tha Anton Ndreca- specialist, bashkia Lezhë

Duke qenë monument Kulture i Kategorisë së Parë, restaurimi i takon Ministrisë së Kulturës dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

“Kërkohet një fond i caktuar si çdo ndërhyrje restauruese kërkon edhe një fond sepse në momentin që do të ndërhysh do të ndërhysh në thelbin e origjinalitetit  dhe veçantitë që ajo shtëpi paraqet” tha ai.

Shtëpia e Mlikajve ndodhet në lagjen “Skënderbeg” dhe është ndërtuar në shekullin e XIX me një teknike të veçantë të punimeve si të mureve, çatisë, dyerve. Ka një sipërfaqe prej 300 metër katror dhe nga viti 1979 dhe deri në vitin 1991 ka shërbyer si muze etnografik.

Lezhe mlikajve Shtepia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.