Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndikimi i bazës ajrore të NATO-s në qytetin e Kuçovës

20:00 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0Edlira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në 4 mars u inaugurua baza ajrore e Nato-s në Kuçovë, një investim prej mbi 50 milionë eurosh i Aleancës. Kryetari i bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, shpreson që rihapja e kësaj baze të ketë ndikim edhe në ekonominë e qytetit.

“Impakti i parë është është rikonstruksioni i ish-shtëpisë së oficerave.  Godina është në shrbim të ministrisë së Mbrojtjes, të Forcës Ajrore. Duke qenë se tani baza ajrore po merr kuptim pas disa vitesh që ishte e përgjumur, lindi nevoja që të rikonstruktohej edhe ish-shtëpia e oficerave. Do të ketë funksionin që ka pasur, hotel për stafin, qoftë personal ushtarak apo civil të bazës. Por kjo është një shenjë  e parë dhe ne kemi pritshmëri nga zhvillimi i asaj baze. Natyrisht sot atje stafi është ai që ka qenë më përpara, por me informacionet që kemi priten zhvillime se ende aty është duke u punuar,” deklaroi në emisionin “Vendi Im” kryetari i bashkisë Kreshnik Hajdari.

Baza ajrore në Kuçovë u krijua në vitin 1939. Projektimi dhe ndërtimi i saj u bë nga italianët, dhe kjo bazë, fillimisht është përdorur si për fluturime civile, ashtu edhe për ato ushtarake. Pas vitit 1944 baza ajrore kaloi në pronësinë e shtetit shqiptar. Në prill të vitit 1951 u krijua Regjimenti i Aviacionit Ushtarak Shqiptar, ndërsa më 15 maj 1955 u themelua regjimenti i aviacionit, i koduar “Peza 23”. Në këtë kohë erdhën nga Bashkimi Sovjetik edhe avionët e parë Mig-15 dhe më pas, me radhë: avionët Mig-17, Mig-19 dhe Jak-18. Në vitin 1967-68 u ndërtua këtu uzina e riparimit të avionëve, e cila u bë edhe baza kryesore e shërbimit për ta.

bazes kucove ndikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.