Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit

21:02 / November 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”, ka sulmuar nga ballkoni i banesës në fjalimin e mbrëmjes së sotme (24 nëntor), kryeministrin Edi Rama, për atë që e quajti “dhuna barbare” ndaj emigrantëve shqiptarë që protestuan në Londër.

Gjithashtu ai përdori edhe vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, si një motiv për protestë më shumë ndaj “narkoshtetit dhe narkoregjimit”, në të martën e 26 Nëntorit. Berisha njoftoi se nesër më 25 Nëntor, do të mbahen edhe homazhe në vendin ku u vra nxënësi i shkollës “Fan Noli”.

“Nesër nderime në vendin ku xhelatët në gjirin e shkollës, në krahët e shkollës, i morën jetën, e vranë publikisht engjëllin, yllin Martin Cani. Për kujtimin e tij dhe kundër kësaj bande kriminelësh që nuk ua ndjen për asgjë, përveç se interesave të tyre kriminale. Ditën e martë në ora 17:00, Shqipëria marshon në Tiranë, Tirana e qytetarëve”, tha Berisha ndër të tjera.

Kryetari i PD shtoi edhe se “Edi Rama kthehet nga Londra, pasi ka hequr çdo maskë, pasi ka dëshmuar që është i biri i të atit, që firmoste varjen në litar të kundërshtarëve politikë, ekzekutimin e tyre, pavarësisht nuk kishin asnjë faj”.

“Ilir Meshi, të cilit ne i urojmë shërim dhe që aktualisht është në gjendje të rëndë. Fatri Limanit, Taulant Omit, Xhiglent Grifit dhe shumë e  shumë të tjerëve, gjer fëmijës 6 vjeç që e përgjakën në sallën ku fliste narkodiktatori, u mbetemi borxhli për aktet e tyre burrërore.  Edi Rama zgjodhi Londrën për sulme fizike ndaj kundërshtarëve”, theksoi Berisha para mbështetësve poshtë ballkonit. 

Berisha komentoi protestën e Londrës dhe dhunën, duke e lidhur edhe me nismën e kryeministrit për mbylljen apo kufizimet në TikTok dhe Snapchat.

“Qindra protestues në Londër, të gjithë ata që u kacafytën me kriminelët e Edi Ramës, Taulant Ballës, ministrave, bashkiakëve të tyre, po protestonin aty për shpirtin e Martin Canit, të cilit i morën jetën në duart e shkollës, shkollës publike, shkollës shtetërore, por që njëri pas tjetrit, ata që mbajnë të gjitha përgjegjësitë rrahin gjoksin pas krimit makabër, shpallin pafajësinë e tyre dhe krimin e kreu Tik Toku, Snapchati, paçka se Edi Rama po përdor krimin për të mbyllur Tik Tokun për arsye se është shndërruar në një mjet shkatërrimtar për Edi Ramën, për Lubi Ballukun, për bandat e tij”, tha ish-kryeministri, aktualisht deputet i PD nën arrest shtëpiak, me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO.

14 vjecari Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.