Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia dëbon diplomatin britanik, akuza për spiunazh

14:47 / November 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1732627927xr5s7y6u8iui 457
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi i sigurisë federale, (FSB), tha se diplomati, fotografitë e të cilit u publikuan nga mediat ruse, qëllimshëm kishte ofruar informacione të rreme kur kishte hyrë në Rusi. “Në të njëjtën kohë, FSB-ja ruse ka gjetur shenja të diplomatit në fjalë duke kryer punë të inteligjencës dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, u tha në njoftim.

Zyra britanike për Punë të Jashtme ende nuk ka reaguar, e as Ambasada brinake në Moskë. Agjencia e lajmeve, TASS, citoi zëdhënësen e ministrisë të Jashtme ruse, Maria Zakharova, të ketë thënë se MPJ-ja ruse e ka ftuar në takim ambasadorin britanik. Sipas FSB-së, diplomati britanik kishte shkuar në Rusi për të zëvendësuar një nga gjashtë diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar që u dëbuam në herët gjatë këtij viti, të cilët po ashtu u akuzuan nga autoritetet ruse për spiunazh.

Raportet mes Britanisë dhe Rusisë janë përkeqësuar shumë që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës. Britania ka vendosur një sërë runde të sanksioneve ndaj Rusisë dhe i ka ofruar armë Ukrainës.

Moska ka thënë se javën e kaluar, Ukraina për herë të parë e ka sulmuar Rusinë me raketa lundruese britanike, Storm Shadow. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Ukraina ka përdorur edhe raketat amerikane, ATACMS, duke thënë se sulmet me këto armë bërthamore ishin arsyeja që Moska sulmoi Ukrainën më 21 nëntor me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi. /REL/

diplomat Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet një aeroplan i vogël në Gjermani, 2 të vdekur

16:40 / October 4, 2026

Autoritetet spanjolle ‘spastrojnë’ bregdetin e Ceutës, largojnë mbi 3 mijë emigrantë që kishin ardhur nga Maroku për tu futur në Spanjë

15:43 / October 4, 2026

“Na lanë pa ujë dhe ushqim”, rrëfehen ushtarët rus që braktisën frontin: U detyruam të pinim…

14:19 / October 4, 2026

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

13:01 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.