Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hidhet asfalti në lotin 7 të Unazës së Madhe, Balluku: Gati këtë vit

14:53 / November 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nis hedhja e shtresave të asfaltit në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Me një gjatësi prej 1,92 kilometrash ky lot pritet të jetë gati brenda pak ditësh, ku pas përfundimit të shtresave të asfaltit do të punohet për vendosjen e sinjalistikës rrugore. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

Për realizimin e projektit në këtë lot ka pasur disa kompleksitete, duke nisur me procesin e shpronësimeve, për shkak se shumë prej njësive të banimit ishin pa dokumente, gjithashtu ka pasur një prezencë të madhe të linjave të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat u zhvendosën përmes ndërhyrjes së OST dhe OSHEE. Balluku theksoi se ritmi i punimeve, në lotin 7, i cili nis nga pjesa fundore e Bulevardit të Ri deri te Bregu i Lumit të Tiranës, por edhe lotet e tjera është i lartë, për të garantuar që Unaza e Madhe e Tiranës të jetë e aksesueshme për automjeteve në fund të këtij viti.

”Rëndësi ka që të gjitha lotet të jenë të gatshme për akses të automjeteve, duke pasur të përfunduar edhe pjesën e sinjalistikës, edhe pjesën e barrierave të zhurmës dhe gjithçka tjetër e cila është e domosdoshme. Pa dyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që ti plotësojmë, por e gjithë kjo pjesa e paketës së madhe duhet të jetë e përfunduar për datën 31 dhjetor që gjithë kjo unazë tashmë të lidhet, duke pasur parasysh që kemi pasur një progres të mirë edhe në pjesën e “Pallatit me Shigjeta”, aty ku janë nyjet lidhëse dhe ajo është një nga nyjet më të rëndësishme”, nënvizoi Balluku.

belinda balluku unaza e madhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjykata e Lartë shpall kandidatët zyrtarë për KLGJ, përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

14:57 / July 21, 2026

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca reagon pas gjobës: Njoftova gjykatën për mungesën, isha në një proces tjetër të planifikuar prej vitesh

14:51 / July 21, 2026

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.