Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Topalli për Berishën: As izolimi dhe presioni nuk mund ta thyejnë

16:06 / November 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme hoqi masën e ”arrestit në shtëpi” për Sali Berishën. Jozefina Topalli në një reagim për këtë zhvillim, shkruan se pas 350 ditësh padrejtësie, Sali Berisha tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë.

Postimi i plotë

Sot është një ditë shprese dhe vendosmërie. Pas 350 ditësh padrejtësie, Sali Berisha tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë. Por kjo nuk është fundi, është fillimi. Tani është koha për të fituar kundër mafies dhe korrupsionit që ka kapur Shqipërinë. Është koha për të çliruar drejtësinë, për të mbrojtur të ardhmen dhe për të rikthyer dinjitetin e një kombi të lodhur nga padrejtësitë.

Sali Berisha, një fuqi e natyrës, edhe pse 80-vjeç, përballoi 350 ditë arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe përballë një procesi politik të qartë për të dobësuar opozitën. Por, edhe i mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, ai nuk u ndal. Nga dritarja e tij, çdo ditë, frymëzoi dhe inspiroi shqiptarët me forcën e karakterit dhe besimin se padrejtësia nuk mund të fitojë.

Berisha tregoi se kur njeriu ka një kauzë dhe një zemër të fortë, as mosha dhe as izolimi nuk mund ta thyejnë. Ai habiti miq e kundërshtarë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe shpresës për ndryshim.

Jozefina Topalli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.