Në kinema na ka bërë të qeshim, të qajmë dhe të ëndërrojmë shumë. Në moshën 49 vjeçare Julia Roberts është akoma ‘Gruaja më e bukur në botë’.
Për herë të pestë që prej 1991, ajo është kurorëzuar nga ‘People’ si femra më e bukur.
Artistja thotë që është e nderuar për këtë vlerësim dhe bën shaka duke thënë që ka thyer rekord për këtë çmim, pasi miku i saj George Clooney ka marrë titullin vetëm dy herë, njësoj si Jennifer Aniston dhe Michelle Pfeiffer.
Ajo nuk ka frikë nga mosha. ‘E rëndësishme është të plakesh me elegancë. Kush e di mbas 26 vjetësh ndoshta do të jem gjyshe dhe do të mund të llastoj nipërit e mi…’
Kanë kaluar 26 vjet, që kur në 1991 Julia vetëm 23 vjeç bëri për vete gjithë botën me suksesin e filmit ‘Pretty Woman’, duke e bërë të fitonte trofeun olimpik të Hollywood-it.
Por që prej atëherë karriera e saj ka vazhduar për mrekulli. Aktorja është e martuar me Daniel Moder, që prej 2002 dhe kanë tre fëmijë, binjakët Hazel dhe Finn, si dhe Henry Daniel.