Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi!

21:49 / November 27, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana është veshur me ngjyrat kuqezi në prag të Festës së Pavarësisë. Flamuj kombëtar janë vendosur në anët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombëtar” e kuqezi janë veshur edhe institucionet kryesore në vend.

Për të dytin vit, në kryeqytet do të mbahet parada e Shqiptarëve, një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare. 

Parada do të nisë në orën 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe do të përfundojë rreth orës 14:00 në sheshin “Skënderbej”. Fillimisht festën do ta hapin shqiptarët e New York dhe do ta mbyllin ato të Tiranës.

Në prag të mbajtjes së kësaj parade, në Pallatin e Brigadave u mbajt ceremonia e mikpritjes së përfaqësuesve nga të gjitha trevat shqipfolëse, kryetarë  komunash e përfaqësues nga shoqatat shqiptare në SHBA.

Mikpritësi në këtë aktivitet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shqiptarët janë ndarë me kufinjsh shtetesh, por kufijtë e bashkëpunimit mes tyre, janë të padukshëm.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish! Ndoshta kështu do na përshëndeste shqiptari i madh Kadare kur të shihte bashkë në këtë sallë kaq shqiptarë të mirë, të dashur, miq. Asgjë nuk mund t’i bashkojë dhe ti afrojë më tepër shqiptarët sesa nëntori i lavdishëm i Plakut të Vlorës, Ismailit tjetër të madh që na trashëguan etërit.

Asgjë më tepër se flamuri i Arbrit nuk mund t’i bëjë më pranë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, të Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të Luginës së Preshevës dhe të Kalabrisë, të Amerikës dhe Greqisë, Britanisë dhe Australisë, Gjermanisë dhe Italisë, kudo ku shtysa për jetën, instikti i mbijetesës, frymëzimi historik, apo rrethanat, kanë çuar disa prej nesh anembanë botës.

Aty ku kemi vajtur, me gjuhën dhe kujtimin e varreve të gjyshërve, me traditën dhe shpresën për të ardhmen, me sytë në perëndim dhe shpirtin që flet shqip e nuk ndahet nga viset e përjetshme të shqipes së bekuar. Jam thellësisht e prekur. Ndjesë që ndjehem e pafuqishme për të gjetur fjalët e lartësisë që meriton ky rast fatlum. Por për një gjë jam e sigurt: Kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e madhe, më e vlerë, më e lirë, më e bashkuar, se sot.

Shqipëria feston këtë 28 nëntor 112 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ndërsa sikurse çdo vit, krerët e shtetit, ceremoninë kryesore, atë të ngritjes së Flamurit do ta mbajnë në Vlorë.

112 vjetori pavaresia tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.