Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përgjimet në aplikacionin Sky Ecc/ Nisin arrestimet edhe në Greqi

22:58 / November 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sky ecc
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”.

Operacioni i parë ka çuar në arrestimin e një oficeri 42-vjecar të anti-drogës që dyshohet se bashkëpunonte me trafikantët.

Financimi i tij në baza mujore nga një rrjet ndërkombëtar droge për të dhënë informacion dhe për të shmangur arrestimin e anëtarëve të tyre u zbulua nga hetimi i shërbimit të Brendshëm. Njëkohësisht është vërtetuar financimi i tij mujor, me qëllim informimin dhe mbulimin e veprimtarisë së paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre.

Gjithashtu është konstatuar se ai po tentonte të siguronte në baza mujore dhe për llogari të një të treti sasi të mëdha droge, si dhe të përfshinte persona në rrethin e tij të kontakteve në veprimtarinë e paligjshme të rrjetit. Mësohet se urdhër arreste janë lëshuar edhe ndaj dy trafikantëve. Detaje në lidhje me këtë operacion pritet të publikohen në orët në vazhdim.

Burime policore bëjnë me dije se policia greke ka fituar akses në komunikimet “Sky ECC” në muajin prill 2024. Janë 4500 skedarë audio, 28 milionë sms dhe 250 000 foto me interes grek që tashmë janë në dispozicion të Drejtorisë së Menaxhimit të Analizës së Informacionit (DIDAP).

Në muajin maj, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, i pyetur për këtë, sqaroi për “Kathimerini” se të dhënat dixhitale po analizoheshin, duke furnizuar me të dhëna të reja gjithsej 12 dosje hetimore (të vjetra dhe të reja) që kanë të bëjnë me rastet e korrupsionit, trafikut të drogës si dhe vrasjeve. Janë rreth 3000 përdorues të “Sky ECC” që kanë vepruar direkt ose indirekt në Greqi, përfshirë edhe qindra shtetas shqiptarë.

Pergjimet sky ecc
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.