Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

VOA: Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

19:12 / November 29, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 76
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet e Kosovës njoftuan sot se persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në ndërtesën e komunës së Zveçanit në veri të Kosovës të enjten vonë, duke lënë pas vetes dëme materiale, po pa pasoja në njerëz. Ky është sulmi i dytë brenda pak kohe në këtë komunë të banuar me shumicë serbe, ku të martën e kësaj jave persona të panjohur hodhën dy granata dore në oborrin e stacionit policor. Policia e Kosovës tha se rasti i së enjtes mbrëma po trajtohet si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por tani për tani nuk ka të dyshuar dhe nuk dihet asgjë për motivet e sulmit.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se “sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së komunës dhe katër makinave të parkuara aty pranë, ndërsa policia ka nisur hetimet rreth tij”.

Sulmi u dënua nga aurotitetet e Kosovës si akt i papranueshëm i dhunës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e dënoi sulmin por këmbënguli se gjendja në veriun e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e mirë dhe më e sigurtë. “Nuk kemi burime të brendshme të destabilitetit potencial apo të kërcënimit të sigurisë që nuk i menaxhojmë e nuk ia dalim në përballje me ta. Unë besoj që këto janë shprehje edhe e pafuqisë së tyre, ndërkohë që janë akte kriminale dhe terroriste që kanë qëllim të shkaktojnë frikë, mirëpo tashmë në Kosovë nuk mund të ketë as individ dhe as grup a strukturë më të fuqishme sesa shteti i pavarur i Kosovës”, tha kryeministri Kurti duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ndërsa po merrte pjesë në një ngjarje në Podujevë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një reagim në rrjetet sociale akuzoi Beogradin se fshihet prapa sulmeve të tilla duke theksuar se “koha e pandëshkueshmërisë dhe amnistisë ndaj bandave kriminale ka përfunduar” dhe se “rendin e ligjin dhe liritë e të drejtat e qytetarëve nuk mund t’i ndalojë askush përmes frikës e terrorizimit”.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci, shkroi në rrjetet sociale se e dënon fuqishëm “këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit”. Zveçani është një nga katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, që aktualisht udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

komuna e Zveçanit Kosove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.