Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nesër nisin zgjedhjet evropiane

13:04 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parlamenti europian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet evropiane që mbahen ditën e enjte deri në fundjavë pritet të vënë tradicionalistët përballë populistëve.

Sondazhet parashikojnë që një numër i madh i posteve të Partisë Popullore, Socialiste dhe Demokrate do u kalojnë përfaqësuesve të ekstremit të djathtë dhe mbështetësve të italianit Mateo Salvini, francezes Marin Lë Pen, hungarezit Viktor Orban dhe partive simotra nacionaliste.

11 prej këtyre të fundit u zotuan fundjavën e kaluar në qytetin italian të Milanos që ta çlirojnë kontinentin nga uzurpatorët aktualë të Brukselit, dhe të bëhen grupimi i dytë më i madh politik në BE.

Ndërkohë, nga kampi pro-europian, presidenti francez Emanuel Makron ka bërë thirrje për unitet dhe jo ndasi, pasi vota për rivalët e tyre do të nënkuptonte shpërbërjen e një projekti 75-vjeçar.

Procesi zgjedhor në 28 vendet anëtare është planifikuar të nisë të enjten me Holandën dhe Britaninë e Madhe, ku problematikat që u janë shtruar votuesve variojnë nga taksat te politikat ambientaliste dhe deri te Brexit.

Në Gjermani dhe Francë tema kryesore kanë qenë klima dhe ngushtimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, ndërsa është tentuar të zhvendoset vëmendja edhe te karta e antiemigracionit, sikurse në Itali, Austri dhe disa vende të Evropës Veriore.

Këto do të jenë zgjedhjet e nënta që Parlamenti Evropian organizon prej vitit 1979.

Në to do të votohen mbi 700 europarlamentarë ndërsa postet do të shpërndahen mbi bazën e numrit të popullsisë.

Ndryshe nga viti 2014, pjesëmarrja në votime këtë vit pritet ta kalojë vlerën 42 për qind dhe më shumë qytetarë do të shprehin pikëpamjet rreth së ardhmes së kontinentit.

socialiste zgjedhjet evropiane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.