Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Të tallin, mos lexo ç’të shkruajnë’, Vasili i numëron faktet Ramës

13:13 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vasili39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave te Rames te bera sot gjate prezantimit te platformës “E-learning”, e cila pritet që të aplikohet në sistemin e shëndetësisë, duke i kujtuar VKM e 2008 per ngritjen e Edukimit ne Vazhdim dhe duke i publikuar edhe foton e Inaugurimit te Telemjeksise.

“Te tallin… je nja 10 vjet prapa…”- shkruan Vasili, teksa i numëron faktet për punën që është bërë para qeverisë së tij.

Së pari: Edukimi në vazhdim u ideua dhe filloi të funksionojë që në vitin 2008 dhe që në gusht 2010 ishte funksionues: “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Së dyti edukimi në vazhdim nuk është thjesht një detyrim, por shumë më shumë se kaq ai është frymë tërësore sistemike për t’ju rikthyer fort dijes mjekësore në të gjitha format e përvehtësimit të saj.

Së treti E- learning është vetëm një prej instrumenteve,ndërsa puna individuale dhe ajo kërkimore shkencore është një botë kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shumë forma, sa që ulëritja analfabete e kryeministrit për vetëm njërën prej tyre, e bën të duket si indianët e amerikës, që habiteshin dhe shkëmbenin një copë xhami me flori.

Së katërti: e- learning nuk është xhandari i sistemit të edukimit në vazhdim, por është e përsëris një instrument në funksion të sistemit.

Së pesti: shkollëpaku foli edhe gjoja për botime gjithëfarësh të mjekëve, që sipas tij nuk kanë vlerë dhe që janë kot.Ky analfabet nuk e di që çdo revistë mjekësore ka rankimin e saj pra vlerën e vet në graduatorin shkencor të vlerës.
Pra vlerën e një botimi nuk e cakton shkollëpaku në Shqipëri dhe qeveria e tij,por standardi botëror i njëjte dhe i barabartë për të gjithë.

Së gjashti, meqë ky përmend telemjekësinë si vepër të tij.
Telemjekësia është një projekt kombëtar i inauguruar që në shtator 2011 me mbështetjen e financimin e SHBA nëpërmjet USAID dhe nuk është bërë nga ky shkollëpak.

Së fundi, për shkollëpakun shëndetësia është një hiccgjë, pa vlerë dhe pa rëndësi aq sa edhe e katandisi nga një ministri e plotë dhe funksionuese në një kat mizerabel brenda Ministrisë së Punës.

telemjekesia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria miraton ndryshime ligjore në financa/ Gati edhe katër marrëveshje të reja për pensionet e emigrantëve

13:46 / July 15, 2026

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026

Anulimi i ligjit për investimet strategjike, reagon Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

23:01 / July 14, 2026

Myslim Murrizi sfidon Berishën: Publiko emrat e sekretariatit! Po i lë demokratët prej 16 vitesh në opozitë

20:00 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.