Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Projekti i Kushtetueses, jo më ndëshkime për rekurset

20:37 / December 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Askush nuk mund të gjobitet nga Gjykata e Lartë për rekurs të kotë, pa u provuar se ky rekurs është abuzim.

Kjo është ideja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka folur mbi strategjinë e ndëshkimit me gjobë të institucioneve kur rekursojnë çështjet pa i bazuar çka ndikon në stokun e dosjeve.

Si kauz në Gjykatën Kushtetuese është marrë ankimi i Avokaturës së Shtetit që u gjobit me 50 mijë lekësh nga Gjykata e Lartë, mbasi ne dy shkallë një oficer policie i përjashtuar nga detyra kishte fituar rikthimin në punë. Por duke përfaqësuar interesat e shtetit Avokatura bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe diçka e tillë u pa me dyshim nga Gjykata e Lartë e cila shpalli mos pranim rekursi dhe lënien në fuqi pra kthimin në detyrë të oficerit.

Aplikimi i gjobës ndaj Avokaturës së Shtetit u godit në Kushtetuese dhe me një vendim të para pak ditëve Gjykata Kushtetuese e ka zhbërë masën administrative theksuar se ky institucion ka qenë në ushtrim të detyrës, ka vepruar në bazë të një kërkese të Drejtorisë Vendore të Lezhës duke përfaqësuar në këtë mënyrë institucionin që e kishte larguar nga detyra oficerin e policisë, por edhe interesat e shtetit. Për sa i takon vendosjes së gjobave për abuzimin me procesin gjyqësor  Gjykata Kushtetuese kujton se ajo është një masë administrative e duhur e drejtësisë dhe ka për qëllim shmangien e abuzimeve me procesin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese shton se nëse Gjykata e Lartë vlerëson se gjendet në situatën e abuzimit me rekurset duhet të analizonte rrethanat që e dëshmojnë këtë gjë apo qëndrimin keqdashës të institucionit në dëm të qytetarit.

Aktualisht me ndryshimet ligjore parashikohet vendosja e gjobave ndaj kujtdo që shpërdoron të drejtën për rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo konsiderohet si një mjet për të shmangur stokun e dosjeve gjyqësore që deri më tani ka shkuar në 140 mijë çështje në të gjitha gjykatat.

Gjykata Kushtetuese projekti rekurset
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.