Festat e fundvitit nisin me një shpërthim emocionesh në zemër të Tiranës! Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë lajmin e bukur se më 2 dhjetor, sheshi “Skënderbej” do të jetë qendra e një mbrëmjeje të paharrueshme.
“Nata e Bardhë në zemër të Tiranës! 🤍
🗓️Më 2 dhjetor, 📍 sheshi “Skënderbej” do të shndërrohet në zemrën e festës, me një koncert që sjell artistë të njohur dhe atmosferë magjike për të gjithë! ✨
Një mbrëmje që nuk duhet humbur – muzikë 🎤, energji ⚡️ dhe momente të paharrueshme”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
Në këtë spektakël madhështor do të ngjiten në skenë yje të njohur të muzikës shqiptare, duke përfshirë:
- Alban Skënderaj,
- Xhensila Myrtezaj,
- Anxhela Peristeri,
- Manjola Nallbani,
- Era Rusi,
- Juliana Pasha,
- Semi Jaupaj,
- Sardi Strugaj,
- Vesa Luma,
- Emra Brah,
Ky koncert pritet të jetë më shumë sesa një mbrëmje muzikore.
