Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Alfredi i zgjati dorën, ai e qëlloi. Autori është kunati i Altin Hajrit

14:05 / December 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20241201 200628 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Alfred Dedja mbeti i vrarë me armë zjarri, teksa po konsumonte një drekë në Ndroq, pasi u qëllua nga 27-vjeçari Julian Gjoshi. Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit. Ky i fundit është pronari i kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës. Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.

Autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan. Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta takuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Autori i dyshuar është një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë. 27-vjeçari rezulton të ketë precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa në vitin 2021 është arrestuar me pistoletë pa leje. Po ashtu ai rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, një nga personat e shumëkërkuar të policisë, që dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës. Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ku dyshohet se u ekzekutua Jan Prenga, del edhe në përgjimet e ”SKYECC”. Marrë nga /Top Channel/

alfred dedja Altin Hajri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.