Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Erion Veliaj takon artistët

14:53 / December 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Yjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së dritave në kryeqytet, që do të nisë në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit do të vijojnë festimet në Tiranë në kuadër të Natës së Bardhë.

“Jemi këtu me çunat e gocat më të paparë të qytetit, artistët më magjikë të Tiranës sonë, me të cilët në orën 18.00, sot pasdite do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri, për gjithë gëzimin që sjell kjo stinë festash. Ndërkohë gjatë gjithë natës, do kemi një Natë të Bardhë, ku do të fillojmë me hapjen e dritave, do të vazhdojmë deri në të gdhirë”, u shpreh kryebashkiaku.

E pranishme në takimin me kryebashkiakun ishte edhe artistja e njohur Manjola Nallbani e cila theksoi se sot Tirana është e të gjithëve. Ai u shpreh se është shumë e lumtur që sot kryeqyteti gëlon nga turistët e shumtë që zgjedhin ta vizitojnë edhe në prag të festave.

“Sonte në shesh do festojmë, do festojmë me muzikë të bukur, me artistë të mrekullueshëm, do festojmë me publikun i cili nuk është vetëm tirons, por me siguri nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, sepse Tirana është e të gjithëve, por natyrisht, unë sa herë edhe vij me avion, shoh që avionët janë plot me turistë, duke ardhur në Tiranë! Jam shumë e lumtur, sepse Tirana është qyteti i babait tim, qyteti i shumë brezave të familjes sime. E dua me gjithë shpirt dhe ju ftoj të vini e të kënaqemi. Është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë arsye për të festuar e gëzuar me njeri-tjetrin! Gëzuar festat”, deklaroi Nallbani.

Erion Veliaj festë Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.