Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Një minutë heshtje për Arben Tafaj, Spiropali: Jo politikë me të vdekurit

14:15 / December 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 12 03 at 10.33.16 AM 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë seancës së sotme plenare, kërkoi që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, kryetari i shoqatës “Tirana”, i cili u nda sot nga jeta, reagoi ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i cili u shpreh se Kuvendi e ka të përcaktuar në rregullore procedurat që ndiqen në një rast të tillë.

Ndërsa u shpreh plotësisht dakord me propozimin për nderimin me 1 minutë heshtje të Arben Tafaj në Kuvend, Balla tha se “nuk duhet të bëhen akte qesharake”. Balla iu referua minutës së heshtjes të kërkuar mëngjesin e sotëm në Kuvend nga kryetari i PD-së Sali Berisha për profesor Sami Repishtin, ndërsa theksoi se “personi që e ka akuzuar për spiun kërkon të mbahet edhe një minutë heshtje”.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh se respekti për të ndjerin e kërkon që të respektohet minimalisht kjo qasje institucionale dhe njerëzore. ”Unë e lejova minutën e heshtjes për Repishtin në mëngjes edhe pse do të kërkonte më shumë solemnitet dhe jo propozimin nga dikush që e ka përdhosur për së gjalli. Ne nuk duam të bëjmë politikë me të vdekurit dhe sa të jem unë këtu, në këtë vend nuk do të bëjmë politikë me të vdekurit. Siç nuk lejova të bëhet politikë në rastin e 14-vjeçarit javën e kaluar ku sërish u kërkua të përdoret një i vdekur në sallën e Kuvendit për politikë dhe më pas heshtja ndaj tij u përdor si baltë për të shumtët këtu’‘, tha Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi që të respektohet solemniteti i sallës së Kuvendit dhe rregullorja në mënyrën e propozimit për emra të tillë që meritojnë gjithë mirënjohjen tonë. Në vijim, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi bëri të ditur se bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kanë rënë dakord që në orën 14:00 Kuvendi të mbajë një minutë heshtje në nderim të Arben Tafaj, dhe kështu ndodhi.

arben tafaj Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më 8 tetor miratohet harta e re territoriale/ Votat në favor të mazhorancës, PD kundër

17:48 / September 19, 2026

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK

17:33 / September 19, 2026

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

17:30 / September 19, 2026

“Haga”: Mandati i Dhomave të Specializuara varet nga BE

12:33 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.