Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Begaj në Bolonja të Italisë, pritet nga fëmijë të shkollës shqipe

18:57 / December 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bajram begaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në Bolonja të Italisë, ku u prit nga fëmijë e prindër të shkollës shqipe, një investim i Shoqatës “Korabi” në këtë rajon për të ruajtur e trashëguar gjuhën amtare. Begaj vizitoi kompaninë “Poti”, sipërmarrje e një shqiptari të suksesshëm në të cilin janë të punësuar shqiptarë dhe italianë.

Ndërsa i falenderoi për mikpritjen, Presidenti i Republikës përgëzoi komunitetin shqiptar të këtij rajoni për sipërmarrjen në biznes, bashkëpunimin me qytetarët italianë, si dhe angazhimin për ruajtjen e identitetit. “Mos e harroni kurrë atdheun e të parëve!”, këshilloi Kreu i Shtetit bashkëatdhetarët duke i inkurajuar: “Vazhdoni të punoni me dinjitet, duke ngritur lart flamujt e vendit nga keni ardhur dhe vendeve që ju kanë mirëpritur, ashtu siç shpalosen dhe flamujt në hyrje të sipërmarrjes suaj”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Begaj zhvilloi takime të vaçant me Kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, z. Matteo Lepore, me Presidentin e sapozgjedhur, Michele de Pascale, dhe atë në detyrë të rajonit Emilia-Romagnia, znj. Irene Priolo.

Kreu i shtetit vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të arbëreshëve dhe Diasporës së re, por edhe të qytetarëve dhe bizneseve italiane në Shqipëri, duke i cilësuar ata si një urë të re bashkëpunimi. Begaj vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike janë pasuar nga marrëdhëniet ekonomike shumë të mira, duke theksuar afrimin mes qytetarëve të dy shteteve: të shqiptarëveqë jetojnë e punojnë në Itali, dhe të italianëve që kanë zgjedhur të investojnë e të jetojnë në Shqipëri.

bajram begaj Bolonja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.