Covid-19 ka të ngjarë ta ketë origjinën nga një laborator në Wuhan të Kinës. Këtë ka si përfundim analiza e gjatë nga një komision i Kongresit amerikan në përfundimin e një hetimi dyvjeçar.
Sipas raportit përfundimtar prej 520 faqesh, karantinat e distancimi social dhe përdorimi i maskave nuk mbështeten aspak nga të dhënat shkencore. Në përkrahje të teorisë së rrjedhjes laboratorike, komisioni thekson se virusi paraqet një karakteristikë biologjike që nuk gjendet në natyrë.
Laboratori kryesor i kërkimit të SARS në Kinë ndodhet në Wuhan, i cili ka një histori kërkimi në nivele joadekuate të biosigurisë, ndërsa studiuesit në laborator raportohet se u sëmurën me një virus të ngjashëm në vjeshtën e 2019, disa muaj përpara se të zbulohej ekzistenca e Covid-19.
Kjo sipas tyre ushqeu thashethemet se fillesat pandemia i pati në një treg të njohur për shitjen e mishit, peshkut, dhe kafshëve ekzotike në kushte josanitare. Raporti del gjithashtu në përfundimin se distancimi social nuk u bazua në shkencë.
”Gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura, imunologu amerikan Anthony Fauci shumë i kritikuar për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga qeveria”,- thuhet të jetë shprehur se se udhëzimi do të dukej kështu, por për këtë nuk kishte një justifikim të vërtetë. Komisioni nuk gjeti asnjë provë përfundimtare se përdorimi i maskave i ka mbrojtur amerikanët nga Covid-19.
