Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ishulli i veçantë, ka vetëm 20 banorë dhe miliona shpendë detarë

20:35 / December 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Islande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një distancë rreth 40 kilometrash nga pjesa më veriore e Islandës ndodhet ishulli Grimsey, i karakterizuar nga dritat veriore, me shumë pak banorë e me miliona shpendë detar. Ky ishull rreth 6.5 kilometra katrorë është pjesa e vetme e Islandës që ndodhet brenda Rrethit Arktik.

Deri në vitin 1931, e vetmja mënyrë për të shkuar në Grimsey ishte nga deti me një varkë të vogël që dërgonte letra vetëm dy herë në vit. Por tashmë ishulli ka një aeroport dhe fluturimet zgjasin vetëm 20 minuta nga qyteti Akureyri. Megjithatë janë të shumtë ata që udhëtojnë me varkë në kërkim të aventurës. Kafshët nuk mungojnë në Grimsey por mbizotërojnë zogjtë e panumërt të detar.

“Nuk do ta besoni, por vetëm 20 njerëz jetojnë në këtë ishull” tha Halla Ingolfsdottir, guida turistike lokale. Ingolfsdottir u rrit në Islandën Juglindore por filloi të kalonte shumë kohë në Grimsey pasi vizitonte motrën e tij e cila ishte martuar me një vendas.“Unë rashë në dashuri me këtë ishull” tha ai. “Natyra në këtë ishull është mbresëlënëse! Ju shikoni yjet natën në qiell por në shohim dritat e veriut.” shtoi Ingolfsdottir.

Grimsey nuk ka spital apo stacion policie por në rast emergjence Roja Bregdetare merr masa. Shtëpitë në ishull janë të pakta dhe shumica e tyre shërbejnë si bujtina për turistët. Vendbanimi i njohur si Sandvik përfshin gjithashtu një qendër komunitare për gjëra të domosdoshme. Në ishull ndodhet gjithashtu një dyqan i vogël ushqimor që hapet vetëm një orë çdo ditë si dhe një restorant.

Emri i ishullit lidhet me një kolon norvegjez të quajtur Grimur, i cili besohet të ketë lundruar nga rajoni Sogn i Norvegjisë Perëndimore. Referenca e parë e njohur për Grimsey daton në vitin 1024, e regjistruar në Heimskringla, një histori e lashtë islandeze. Që nga viti 2009, Grimsey është pjesë e komunës së Akureyrit.

image 2
image 3
image 4

20 banore ishulli i vecante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pakistani: SHBA dhe Irani janë afër një lloj marrëveshjeje pavarësisht sulmeve ndaj anijeve

19:01 / August 11, 2026

“Diella” italiane quhet Eva-Model nga Shqipëria, këshilltarja bashkiake virtuale në Piemonte

18:18 / August 11, 2026

U shkarkua nga Orban, Andras Baka merr drejtimin e Hungarisë, zgjidhet president me shumicë votash

17:54 / August 11, 2026

KFOR nis tërheqjen graduale nga ura e Ibrit, përgjegjësia pritet t’i kalojë Policisë së Kosovës

15:57 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.