Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

I dënuari me burg pas lejes shpërblyese nuk rikthehet në qeli

10:20 / December 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
burgu i Rrogozhines
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes. Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg.

I dënuari emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP.

Nga verifikimet e kryera rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e Drejtorisë së burgjeve dhe policia janë alarmuar për rastin në fjalë.

I dënuari duhej të rikthehej në burg në 2 dhjetor 2024. Vetëm pak orë pas shkeljes së lejes, autoritetet e IEVP Rrogozhinë kanë shkuar në banesën e të dënuarit dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai nuk ndodhej në banesë.

Ai sipas tyre mund të ketë ikur jashtë shtetit, bëjnë me dije burime të besueshme. Kjo deklaratë e familjarëve të tij pas verifikimeve ka rezultuar e vërtetë.

IEVP Rrogozhinë ka një kapacitet akomodues prej 343 personash dhe është burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi. Ky burg është vënë në funksion për herë të parë në fillim të vitit 2002.
Aty janë akomoduar të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të paraburgosur kryesisht nga Fieri, Lushnja e Berati.

Burg denim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E qëlloi me thikë në zemër/ Flet 68-vjeçari që vrau gruan: I thosha të rrinte tek shtëpia jonë, jo tek e vajzës

17:36 / September 19, 2026

Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Tiranë/ Autori në kërkim

12:27 / September 19, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos Marrëveshjet Artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

09:57 / September 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.