Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nuk paguan detyrimet tatimore, Prokuroria e Fierit…

09:53 / December 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fier prokuroria hd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq një firmë ndërtimi dhe administratorin A.K. për ‘Mos pagim i taksave dhe tatimeve pasi nuk paguan detyrimet tatimore me vlerë 9 mln lekë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq shoqërinë ‘E….’ shpk dhe administratorin e saj, shtetasin A.K., për veprën penale ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.176 datë 14.02.2020, u provua se shoqëria “E….” Sh.p.k., ushtron veprimtarinë e saj tregtare me objekt të veprimtarisë ndër të tjera “Projektimi dhe zbatime të ndërtimit të banesave shumekatëshe, veprave rrugore dhe infrastukturore, ndërtime civile e industriale, etj”. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ndaj shoqërisë kanë lindur detyrime tatimore të cilat nuk janë paguar me një vlerë totale prej 8,884,799 lekësh.

Hetimet provuan se megjithëse ndaj këtij subjekti ishte evidentuar një detyrim tatimor, ishin marrë masat administrative në funksion të mbledhjes së detyrimit, nga ana e administratorit të shoqërisë nuk u shlye. Nga ana e prokurorisë u dokumentua fakti se, subjekti ka qënë në kushtet e aftësisë paguese pasi, në llogarinë e subjektit janë transferuar, derdhur, terhequr cash, shuma të konsiderueshme monetare, gjatë kohës që detyrimi ka ekzistuar. Po kështu, u dokumentua fakti se gjatë kësaj periudhe, administratori i shoqërisë, jo vetëm që nuk ka marrë masat e duhuara për shlyerjen e detyrimeve, por, se nga ana e tij janë kryer veprime aktive duke tërhequr cash nga llogaria bankare e shoqërisë vlera monetare, menjëherë sapo shumat derdheshin në llogari.

Në përfundim të hetimeve mbështetur në ligjin nr.9754, datë 14.6.2007, “Për përgjegjësinë penale të personave juridik”, si dhe nenit 181 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.176 vitit 2020, në ngarkim të pandehurve shoqëria “E…” Sh.p.k., dhe administratorin e saj shtetasin A.K. me akuzën për kryerjen e veprës penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprat që lidhen me taksat dhe tatimet dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore që subjektet kanë ndaj shtetit.

Prokuroria e Fierit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.