Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi shkruan se që prej ditës së sotme, Shqipëria është i vetmi vend në Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate të Lartë, duke shtuar se drejtësia në vendin tonë ka hyrë në kolaps total.
Sipas tij, janë rreth 40 mijë dosje që presin të shqyrtohen në këtë gjykatë, duke nënvizuar se deri në fund të vitit, numri i tyre do të shkojë deri në 60 mijë.
Juristi Halimi shkruan se një qytetar apo një biznes do t’i duhet të presë deri në 8 vite për të shqyrtuar dosjen në këtë gjykatë.
Reagimi i plotë:
Nga sot Shqipëria i vetmi vend ne Evropë pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte.
Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit te Gjykates se Larte Edmond Islamaj (te cilin e njohin te gjithë si një gjyqtar korrekt) ka si qellim te vetëm mbylljen përfundimtare te Gjykatës së Lartë.
Nga sot Shqipëria është jo vetëm pa Gjykate Kushtetuese por dhe pa Gjykate te Larte. Nga sot nuk mund te shqyrtohet ASNJE nga 40.000 dosjet qe prisnin ne rradhe dhe drejtësia përfundimisht është futur ne kolaps total. Ate qe Komisioni i Venecias thoshte ne dhjetor 2015 po dalin çdo dite.
Dhe ne këtë pike ata qe vuajne nga mungesa e ekzistencës se një sistemi gjyqësor normal hierarkik jane padyshim qytetaret e thjeshte dhe po aq shume biznesi. Sikur Gjykata e Lartë te krijohet ne fund te vitit kur te jene me shume se 60.000 dosje, çdo qytetari dhe cdo kompanie do ti duhej te pakten 7-8 vjet pritje për t’i ardhur radha.