Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha sulmon Soros: Arrestuan një gjysmë pensionist si unë

16:37 / December 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0sab0sb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Ditën e Rinisë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer në Qytetin Studenti për të përkujtuar 8 dhjetorin nga ku nisi beteja për rënien e regjimit komunist.

Ish-kryeministri nën akuzë për dosjen e aferës “Partizani”, gjatë fjalës së tij sulmoi edhe George Sorros, duke e quajtur si mafia ndërkombëtare dhe si autorin që ‘i dha drejtësinë Ramës në dorë’ për të sulmuar atë (ish-kryeministrin), pasi ishte pengesë për ta.

Madje Berisha e ka cilësuar veten si një “gjysmë pensionist” i dorëhequr.

“Mafia ndërkombëtare me në krye George Sorros, këtë mostër të njerëzimit, mostër e vërtetë, që përdor miliardat e tij për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, bazën e familjes, shkonfiguruar familjen, kombet.

Pasi i dha drejtësinë Ramës në xhep me reformën e tij, tani duhet t’i hiqte opozitën dhe të plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Gjykuan se kishin një pengesë, një politikan gjysmë pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha.

Që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por i qëndronte njëlloj si në diktaturën e parë, mbronte vlerat e shoqërisë, familjes, interesin kombëtar, ndaj edhe e sanksionuan.

Me synimin e vetëm që partia jonë të shndërrohej aleat e partisë socialiste, të krijohej koalicion i gjerë. Por merita juaj është se mes të parëve u ngritët kundër grushtit të shtetit që u bë për ta dorëzuar”, akuzoi Berisha. 

Berisha soros sulmon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.