Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sfida e Emiriana Sakos për të udhëhequr qarkun e Durrësit

20:57 / December 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sako
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako është e para grua të cilës Partia Socialiste i beson drejtimin e një prej qarqeve më të rëndësishme të vendit, qarkun e Durrësit nga i cili zgjidhen 14 deputetë. Në emisionin “Vendi Im”, Sako shpjegon se PS është gati për fitore në zgjedhjet e 11 majit.

“Sigurisht kjo është një sfidë tjetër për mua, personale, sepse është një besim i jashtëzakonshëm i dhënë nga Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama. Ne do të punojmë ashtu siç kemi punuar, Durrësi ka një skuadër solide e cila angazhohet në të gjitja proceset elektorale. Sigurisht ne kemi filluar nga puna për organizimin dhe përgatitjet për fushatën e vitit që vjen dhe kemi objektiva të cilat duhet t’i ruajmë, dhe pse jo edhe t’i superojmë për të bërë të mundur zbatimin e atij vizioni të Edi Ramës por edhe për vizionin për “Shqipërinë 2030” ku edhe Durrësi si një qytet i madh do të ketë rolin dhe kontributin e tij.

-Ju, në mos gaboj jeni drejtuesja e parë grua në qarkun e Durrësit, mendoni se do t’ju penalizojë kjo, apo e shihni si një gjë që nuk do të ndikojë se njihnin edhe mentalitetin e qytetit?

-Nuk mendoj se është penalitet, mund të jetë deri diku edhe avantazh. Me të gjithë kryesinë e PS, të gjithë koordinatorët dhe anëtarin më të thjeshtë të PS, ne kemi pasir një angazhim maksimal në këto vite, sepse përveç zgjedhjeve të 2021, Durrësi ka qenë në zgjedhje në 2022, në 2023, kemi vazhduar procesin e rienergjizimit në parti dhe kemi pasur nja angazhim dhe një frymë skuadre në vazhdimësi dhe patjetër mendojmë që do të kemi sukses edhe në zgjedhjet që na presin,” theksoi Emirjana Sako e cila është drejtuese politike për qarkun e Durrësit.

PD ka fituar në Durrës në vitin 2005 në një fitore që mbahet mend sepse ajo mori të gjithë deputët në këtë zonë ndërsa PS asokohe e drejtuar nga Fatos Nano nuk arriti të marrë asnjë deputet në këtë qytet, kur aplikohej sistemi mazhoritar. Në vitin 2009 PD fitoi 7 deputetë ndërsa PS 5, por prej atij momenti PS ka fituar çdo betejë elektorale në Durrës në zgjedhjet lokale apo parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit, në 25 prillin e vitit 2021, PS fitoi 8 deputetë, ndërsa PD mori vetëm 6.

emiriana sako sfidat Vendi Im
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.