Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Profili: Altin Dumani, karriera 25 vjeçare e prokurorit të hekurt

20:55 / December 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1715343555xdumani cover 574000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kapërcimi i derës së KLP nga Altin Dumani verën e 2019 ndodhi në kohën kur SPAK ishte ende një projekt që pakkush  mund ta parashikonte se sa lart do të ndëshkonte në emër të ligjit. Si çdo hap i vogël, por të  rëndësishëm  Altin Dumani, sot 50 vjeç kërkoi që në fillim të kalonte testet për prokuror të thjeshtë në skuadrën e SPAK. Forca që po projektohej të ndëshkonte të pandëshkueshmit brenda një terreni ku korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin  ulur këmbëkryq.

Anila Hoxha: Po konkurroni për një prokurori shumë të rëndësishme?

Altin Dumani: Patjetër që është emocionuese.

Në karrierën e tij, Dumani është shprehur vazhdimisht se detyra e prokurorit është një mision dhe jo një punë. Nga 1999 kur hyri në sistemin e drejtësisë, prokurori Altin Duman ndërtoi profilin e një shërbëtori të ligjit duke hetuar në qytete të trazuara për kohën sikurse ishte Tropoja .

I palëkundur në vazhdim Altin Dumani provoi përmes hetimeve të njësisë Task- Force e para e mbështetur nga amerikanët, dhe më tej pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda por edhe në Apel; se kush kishte shkelur ligjin nuk mund të shpëtonte për procedurë.

“Emri nuk më bën përshtypje, rëndësi ka prova” – u shpreh Dumani, ditën kur kërkoi të ishte një nga ata që do të nisnin ndryshimin. Ti shikojë të gjithë njësoj pavarësisht  pushtetit ishte një parim që e përsëriti edhe gjatë garës për kryeprokuror i SPAK.

Pikërisht gjatë kësaj gare ambasadorja Yuri Kim e cila surprizoi me një vizitë të beftë dha mesazhin se kushdo që do të zgjidhet duhet të mbajë parasysh që pronar i tij është ligji. Nuk u tha shqip që  amerikanët po mbështesnin Dumanin, megjithatë kjo ishte e qartë.

“Prokuroria e Posaçme duhet të bëjë të mundur një Shqipëri ku cilido që kryen një krim duhet të ndëshkohet, pavarësisht pushtetit dhe fuqisë që ka. Dhe duhet bërë e qartë që e vetmja shpresë për ti shpëtuar ligjit është të mos kryejë krim”, tha Dumani.

Në  krye të SPAK prej 2022, Altin Dumani i nderuar sot kampion kundër korrupsionit, po tregon së bashku me skuadrën e posaçme se “Ligji është i barabartë për të gjithë”.

Altin Dumani profili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.