Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pjesë e një bande “skifterësh”, shqiptari arrestohet për herë të dytë

22:06 / December 11, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
010101
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Karabinierët italianë arrestuan për herë të dytë në pak muaj një shqiptar në zonën e Lucca.

I riu akuzohet për vjedhje banesash dhe dyshohet si pjesë e një grupi “skifterësh” që operonte në zonë, teksa provat e lidhin atë me një rast në komunën Pietrasanta, e ndodhur më 31 maj 2024.

Në atë kohë, shqiptari  së bashku me tre bashkëpunëtorë që ishin kapur më parë, kishin hyrë në një shtëpi gjatë natës dhe pasi plaçkitën dhomat e gjumit, arritën të gjenin një kasafortë, duke e thyer atë. Brenda morën bizhuteri dhe tre pistoleta me municion. Tre u kapën gjatë ndjekjes, por më parë të rinjtë kishin asgjësuar provat dhe ua kishin dhënë bashkëpunëtorëve, kurse shqiptari i ndaluar dje (11 Dhjetor), mundi të ikte.

Pasi karabinierët kryqëzuan informacionet, zbuluan se grupi vepronte edhe në Lancia, Versilia dhe Piza. Tani shqiptari është ndaluar për herë të dytë, që lidhen me episodet e reja dhe gjurmët që janë gjetur nga hetuesit. 

Por ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane, ndaj edhe Gjykata aprovoi masën “arrest me burg”, për shkak se ekzistonte rreziku i përsëritjes së krimit.

Edhe në 9 Tetor 2024 ai ishte arrestuar për bashkëpunim në një tentativë vrasjeje kundër një mareshali të policisë, gjatë një arratisjeje të guximshme pas një tentative vjedhjeje në Versilia. Personi i arrestuar është dërguar në burgun e La Spezia-s dhe vijojnë hetimet.

arrestohet bande Itali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kam frikë se do t’i bëjë keq babait”/ Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt, shkak i sherrit me Eraldo Fizin u bë një ekskursion

16:34 / October 3, 2026

Shkodër/ Arrestohet 28-vjeçari, dyshohet se shiste kanabis pranë shkollave

11:09 / October 3, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.