No që vendos transparencën buxhetore si prioritet. I pranishëm gjatë prezantimit të platformës ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Edi Rama: Sot do të ndajmë me publikun një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Një hap që lidhet me angazhimin e marrë nga Shqipëria në kuadrin e planit të ri të rritjes së BE. Nuk bëhet fjalë për një faqe të re ose një faqe më shumë në internet për informim publik, por bëhet fjalë për një instument të ri, bëhet fjalë për një urë të re lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar një shpejtësi shumë më të madhe dhe një gjerësi shumë më të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë. Është një platformë e cila padiskutim shkon në përputhje me ambicien tonë për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian në aspektin e standardeve të një shteti evropian të së drejëts, dhe është nga ana tjetër një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më të gjerë inforacioni në kohë reale edhe për të gjithë punonjësit e informacionit. Është një platformë e cila do të rrisë shkallën e përgjegjësisë të të gjitha institucioneve qendrore dhe të të gjithë sistemit të pushtetit ekzekutiv sepse përballja dhe ekspozimi do të jetë shumë i lartë, që do të thotë edhe nevoja për të perfomruar në kohë reale shumë më mirë do të jetë e vetëvetishme për të gjitha institucionet.
Rama ka treguar edhe si do të funksionojë platforma.
Edi Rama: Me platformën çdo njeri që i drejtohet cilitdo institucion me një këkresë për të marrë një informacion do të mund të ndjekë vetë në kohë reale statusin e kërkesës. Nga ana tjetër, platforma ka një mekanizëm që sinjalizon institucionin se kjo kërkesë është duke shkuar drejt djegies së afatit. Kështu vendos para përgjegjësi këdo në atë institucion që është zyra apo personi që duhet të përgjigjet dhe nga ana tjetër i jep institucionit dhe lidershipit në institucion pasqyrën e përformancës në raport me këtë detyrim parësor dhe elementar të ekzekutivit ndaj qytetarit. Një tjetër element që platforma do të ketë, aktualisht nuk është ende në platformë por besoj se është i dobishëm, që ka të bëjë me çështje të aktualiteti të cilat zënë një vend të caktuar në debatin publik lidhur me shpenzimet, lidhur me prokurimet, partneritetet publike private, lidhur me qasjen e një institucini ndaj një veprimtarie të caktuar dhe që hedhin dyshime apo që krijojnë shqetësim. Është e udhës që institucini përkatës të hsprehet në mënyrë transparente dhe t’i japë publikut mundësinë që teksa dëgjon dhe ndjek një debat të caktuar, të ketë edhe versionin që është institucioni i institucionit.
