Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Washington Post”, apel Brukselit – “Po tradhtoni Ballkanin, duhet të hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë”

21:16 / May 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ballkani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”-thotë një artikull i publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”, që mban firmën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në  politikën e Europës Juglindore.

Shkrimi mban titullin: “Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor”. Më tej shkrimi vijon duke nënvizuar faktin se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, çështja e zgjerimit është zhdukur fare nga axhenda e politikbërëseve në kontinentin e vjetër. Washington Post vijon duke theksuar se si për Francën, ashtu edhe për Gjermaninë, kampionen kryesore të zgjerimit, tashmë, ky i fundit është kthyer në një toksinë politike. “Kjo kthesë e fortë nuk mund të vinte në një moment më të keq se ky.

Vetëm në Janar Shkupi dhe Athina finalizuan përplasjen e tyre 30-vjeçare, duke i bërë maqedonasit të besonin se po të ndryshonin emrin e shtetit të tyre, do të integroheshin më kollaj në BE”-thuhet më tej. “Thënë më thjeshtë, Bashkimi Europian gënjeu”-nënvizon shkrimi. “Nëse bashkimi europian rrëshqet nga komuniteti euro-atlantik, liderët europianë do të fajësojnë vetëm veten e tyre. “Të shkëputur nga perspektiva e anëtarësimit, politika e Ballkanit shumë shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme, sidomos për vetë Bashkimin Europian, thuhet më tej. “Bashkimi Europian mund ta kthejë sërish kursin. Duhet patjetër të nisë formalisht negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të paktën t`i japin Bosnjës statusin kandidat. Kjo gjë, për momentin do të stabilizonte anijen”-mbyllet shkrimi i Washington Post.

Maqedoni Shqiperi Washington Post
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.