Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Më 17 Dhjetor, Shqipëria çel një tjetër kapitull të negociatave

20:36 / December 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 17 Dhjetor Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca hungareze e Këshillit të Europës. Përmes një postimi në “X”, njoftohet se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor. IGC e javës së ardhshme do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, duke i bërë jehonë angazhimit të BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit me vendet kandidate”, thuhet në njoftim.

Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në negociata pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, sidomos në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Kujtojmë se Shqipëria mbajti sot Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim më datë 15 Tetor. Kryeministri Rama, që kryesonte ekipin negociues, e cilësoi një arritje historike për vendin, duke mos harruar edhe afatin e fundit të këtij proçesi.

Anëtarësimi brenda kësaj dekade është afat objektiv dhe për Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi.

17 dhjetor kapitull
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.