Gjykata e Kushtetuese bën me dije se ka shtyrë vendimin për kryetaren Holta Zaçaj. Kjo e fundit refuzon të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare.
”Gjykata administroi praktikën dokumentare të Gjykatës së Lartë, që ka shoqëruar procedurën për plotësimin e vendit vakant dhe zgjedhjen e zonjës Holta Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, si dhe njoftimin e Kryetarit të asaj gjykate për hapjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, të cilat, mbi bazën e kërkesës së Gjykatës, janë dërguar zyrtarisht nga Gjykata e Lartë ditën e premte, datë 13.12.2024, ora 16:30”.
Gjykata e Lartë e konsideron të përfunduar mandatin e Zaçes pas datës 10 mars. Sipas Gjykatës së Lartë, njoftimi për mandatin aktual të Zaçes është bërë në vitin 2021, ku thuhej se vendi vakant që krijohet pas largimit të Vitore Tushes.