Bashar al Assad ka lëshuar deklaratën e tij të parë që nga rënia e regjimit të tij në Siri. Ai pretendon se kishte planifikuar të vazhdonte të luftonte forcat rebele përpara se Rusia ta evakuonte.
”Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk e kam konsideruar dorëheqjen apo kërkimin e statusit refugjatit. E vetmja mënyrë veprimi ishte vazhdimi i luftës kundër sulmit terrorist”.
Assad u largua nga kryeqyteti sirian pas një ofensive të rrufeshme nga forcat anti-regjim në të gjithë vendin, duke i dhënë një fund të papritur sundimit të tij 24-vjeçar. Ai pretendoi se kishte planifikuar të vazhdonte të luftonte. Por ndërsa doli që forcat e tij ishin shembur plotësisht përballë avancimit të rebelëve, baza ajrore ku ai po qëndronte u sulmua nga dronë, tha ai.
“Pa asnjë mjet të mundshëm për të lënë bazën, Moska kërkoi që komanda e bazës të organizojë një evakuim të menjëhershëm në Rusi në mbrëmjen e së dielës 8 dhjetor”,-shtoi ai.
Vendndodhja e tij, si dhe e gruas së tij Asma dhe tre fëmijëve të tyre, fillimisht ishin të panjohura, derisa Rusia tha se Assad ishte larguar nga Siria pas negociatave me grupet rebele.